Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos paguar mësimdhënësit të cilët kanë mbajtur grevë, shkruan Gazeta Express.
Ai ka garantuar se LDK do të japë pagat për mësimdhënësit herët apo vonë.
“Të dashur mësimdhënës ju garantoj që pagat tuaja do të jepen. Ato do të paguhen herët apo vonë, merreni si zotim timin dhe LDK-së. Do të përdorim çdo rrugë ligjore për të ndërprerë padrejtësinë e këtij pushteti. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe me këtë do të rrënojmë këtë vendim të turpshëm”, ka thënë Abdixhiku.