Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka kritikuar Qeverinë që sipas tij ka injoruar kërkesat e ndërkombëtarëve, raporton Ekonomia Online.
Madje ka thënë se edhe ai vet i ka ofruar ndihmë kryeministrit Albin Kurti, por ky i fundit e ka refuzuar.
Abazi ka thënë se janë prekur raportet e Kosovës me partnerët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke ju referuar vendimit për targat, Abazi tha se kjo çështje do të mund të priste deri në momentin e nënshkrimit të një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një konferencën për medie, teksa ka folur për zhvillimet e ditëve të fundit në veri ka thënë se deri tek kjo situatë ka ardhur edhe si pasojë e kornizmit të gabuar të dialogut.
Duke komentuar çështjen e Asociacionit, Abazi tha se ai nuk duhet të ketë asnjë kompetencë ekzekutive porse meqë ekziston një mendim i Gjykatës Kushtetuese.
Mes tjerash Abazi ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë në raport me krizën energjetike.
Siç thotë populli “ne ujkun në torishtë e kemi tanimë“, e qartë kush e ka sjell, kjo është bërë në kohë dhe rrethana të vështira e shumë të dyshimta, nga ata qe nuk janë në politike, por ja që marrja e përgjegjësisë politike për të udhëhequr me vendin, poashtu vije duke trashëguar edhe marrëveshjet e arritura dhe në këtë rast edhe marrëveshjet e Brukselit. Po, e drejtë është që Serbia nuk po zbaton marrëveshjen për energjinë, as për targat, e as edhe marrëveshjet tjera. Por, partnerët dhe aleatët tanë po kërkojnë pa asnjë ekuivoke që të kryejmë obligimet e nënshkruara nga Kosova qe Serbia te mos ketë justifikim. E drejtë ose jo, kjo nuk është çështja kryesore e as ajo qe është ne favorin tone. Alarmi ngritet, e problem që shtrohet si çështje është rëndësia dhe pesha e marrëdhënieve me aleatët dhe partnerët ndërkombëtar. Kjo situatë ka ardh si pasojë e degradimit të pozitës dhe fuqisë negociuese të shtetit tonë dhe kornizimit të gabuar të dialogut që nga fillimi”, ka thënë ai.
“Që nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie kam ofruar përkrahjen e parezervë tek kryeministri për marrëdhëniet me SHBA dhe poashtu kam komentuar dhe ofruar ekspertizën time për negociatat dhe marrëdhëniet e me BE dhe shtetet individuale- kam realizuar me shume sukses kontakte dhe angazhim konkrete ne agjendën e politikës së jashtme. Por edhe për ShBA dhe për Evrope në të dyja rastet janë refuzuar. Nuk e kuptoj arsyen sidomos pas ngathtësisë në politikën e jashtme. Në momentin kur Lajçak ka krijuar një platformë ku janë përfshirë deputetë të pozitës, të cilët kanë udhëtuar për në Finlandë, qeveria disa herë e ka pasur të kjartë që arsye për këtë lloj intervenimi është se Kosovës do t’i vijnë ditë të vështira dhe duhet të ketë zëra pranues e përkrahës të planit të lehtësuesit. Kjo ka qenë e qartë dhe kjo gjë është përgatitur për një kohë të gjatë, duke i përgatitur për të mos thënë keq informuar edhe faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar. Qasja e mekur në politikën e jashtme dhe format e izoluara të përgatitjes së terrenit për suksese diplomatike, kanë rezultuar në qëndrime të ashpra sa i përket veprimeve të Qeverisë së Kosovës”.
“Unë i kisha propozuar Kryeministrit Kurti që të ndihmoja në përgatitjen e strategjisë dhe takimeve në SHBA dhe forcimin e qartësisë, duke përdorur përvojën time 20 vjeçare të punës me institucionet e SHBA-ve. Edhe kjo ofertë ishte refuzuar. Jam i bindur që po të jetësohej ajo strategji, sot, do të kishim një rezultat krejt tjetër prej asaj çfarë po e shohim këto ditë”.
“Largimi i serbëve nga institucionet e Republikës së Kosovës është karta dhe çelësi i Serbisë për të rrëzuar nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të Berlinit, si dhe për të mbajtur minimumin e presionit ndërkombëtar për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Është dashur më pak se një javë pas Samitit në Berlin, për të kuptuar që Open Balkans ishte korniza e status-quos që i konvenonte vetëm Serbisë. Në momentet e dinamizimit të Procesit të Berlinit, Serbia shpërfaqi nervozizmin e saj duke u gjendur në rrethin e barabartë me të gjitha vendet, përfshirë Kosovën që kanë përcaktuar qartë kursin e tyre Evropian, dhe kanë dënuar e kanë vënë sanksionet kundër Rusisë”.