Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka mbajtur konferencë e dytë për medie, gjatë këtyre dy javëve, raporton Ekonomia Online.Ai në këtë konferencë foli për Raportin për Kosovën për vitin 2022, vizat, qasja Vuçiq- Rama për Kosovën si dhe për shëndetin publik.
Ai tha se Rama është pjesë e një rrjeti politik kriminal në Ballkan, duke shtuar se fjalimi i tij në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e Hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë e dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë.
“Qasjen e rrezikshme nga Rama dhe Presidenti Vuçië janë tri arsye, e para Rama nuk e njeh se kush është Vuçiqi, më shumë besoj që Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkani qe mbahet gjallë nga ekonomia e luftës dhe ky rrjet ekonomik politik, e kriminal vazhdoj , janë në kundërshtim të një Ballkani të barabartë sepse Kosova ka thyer barrierat”, tha ai, raporton EO.
“Fjalimi i Ramës në KE, edhe qëndrimi i tij për Ballkanin e hapur e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë e dëmtojnë rëndë interesin e vendit tonë”.