Haki Abazi, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar rreth rastit të tmerrshëm që ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, ku disa infermiere kanë rrahur një grua të moshuar.
Abazi, pamjet e shpërndara përmes një video ku shihen infermierët duke goditur të moshuarën, ka thënë se janë pamje të një çmendurie, shkruan lajmi.net.
Ai ka shtuar se, shoqëria jonë duhet të adresojë këtë fenomen të dhunës edhe në aspektin e shëndetit mendor por edhe nëpërmjet ligjit.
“Dhuna duhet dënuar dhe adresuar seriozisht. Pamjet e rrahjes së nënës së moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, janë pamje të një çmendurie, dhe ato që shikonin e qeshnin me këtë akt çemendurie janë po aq fajtore. Shoqëria jonë duhet të adresoj këtë fenomen të dhunës edhe në aspektin e shëndetit mendorë por edhe nëpërmjet ligjit”, ka thënë Abazi.