Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka thënë sot se kryeministri i vendit, Albini Kurti ka urdhëruar shkarkim e tij nga komisionet parlamentare.
Përpos kësaj, ai mbrëmë ka përmendur disa video incizime që kanë të bëjnë me VV-në.
Por sot ai tha se po ka video e audio incizime, e që sipas tij tregojnë për ngulfatjen e zërit të deputetëve përbrenda Parlamentit.
“Janë dy aspekte. Audio e video incizimet tregojnë se Saranda Bogujevcin, Mimoza Kusari dhe zonja Mihajlilili…
”Për audio e video incizime. Tregojnë për ngulfaten e zërit të deputetëve përbrenda parlamentit.Këto audio-incizime e video-incizime janë ato që ju duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari. Hulumtimi im i fundit, pyetjet e mia që kam shtuar e diskutimet që kam bërë me njerëz përgjegjës kaën sjellur shkarkimi dhe anatemimi përbrenda Vetëvendosjes.Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit që kemi për të sqaruar deri në fund se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari dhe si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Astrit Deharit dhe kryeministri Kurti të mos e thotë asnjë fjalë të vetme për këtë gjë, asnjë.Por ne as si shoqëri as si qytetar individual e as si deputet s’mudn të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë dhe duhet të kryejmë punën. Instituti i Mjekësisë Ligjore është i monitoruar 24 orë prej kamerave dihet qartë se kush ka hyrë tek frigoriferi dhe ka nxjerrë mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat tjera e janë zhdukur”,deklaroi ai, transmeton lajmi.net.
Po ashtu deputeti Abazi tha se rrjedhimisht porosia e tij për Albulena Haxhiu është është që të kryejë punën e saj si ministre që ka obligim para qytetarë dhe para deputetëve.
“Ajo dje deklaroi se grupi parlamentar ka vendosur që të bëhet shkarkimi im, kjo është një gënjeshtër e pastër sepse s’ka vendim nga GP për shkarkim, s’ka votim e vendim. Rrjedhimisht kjo e bënë që ajo të lëshojë një të pavërtetë përderisa zonja Haxhiu duhet të jetë e përgjegjshme dhe me përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur në ministrinë që ajo drejton”,shtoi ai.
“Prokuroria duhet ta marrë në pyetje: Albin Kurti, Deona Mihajli, Albulena Haxhiu, Nazlie Balaj dhe Flora Bogaj Bajrami”.