Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, sot do të dalë në konferencë të media.
Ai këto konferenca po i mbanë çdo të premte ku flet për tema të ndryshme.
Deputeti Abazi, javë më parë kishte njoftuar për themelimin e Grupit të Gjelbër, brenda kuvendit por, sipas njoftimit të dhënë nga ai ka marrë kërcënime.
Konferenca fillon në orën 10:00 dhe mbetet të shihet se për çfarë “kërcënime” e ka fjalën Abazi.
Kujtojmë se ai publikisht e ka akuzuar shefen e tij, Mimoza Kusari-Lilën për mosbashkëpunim dhe siç ka thënë injorim të deputetëve brenda grupit.