Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se e mbështet “Marshin për drejtësi” që organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Ne gjithmonë kemi besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë dhe e kemi mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Marshi do të mbahet të dielën e 2 prillit, me fillim nga ora 14:00.