Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me kërkesë të partisë së tij, në seancën e radhës do të diskutohet për ngritjen enorme të çmimeve, raporton Ekonomia Online.
Në këtë seancë sipas Tahiri do të flasin për masat konkrete që duhet të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës.
“Janë disa çështje qe doja ti gris sot. E para ka të bëjë me një temë që për AAK është e rëndësishme ajo e ngritjes se çmimeve. Kosova është në një kolaps ekonomik. Kërkova që në seancën e radhës të trajtohen ngritja e çmimeve të flasim për masat konkrete”, tha ai.
“Sa i përket ecurive se seancës plenare, ne si Grup Parlamentar kemi vepruar e i kemi prezantuar dy amendamente. Tani janë në Kuvend. “Ky ligj i pagës minimale nuk ka efekt. Pati efekt vetëm me na blloku Kuvendin. Për trustin jemi duke punuar. Shpresojmë që deputetët do të reflektojnë”
“Trustin janë duke e protestuar disa të punësuar që me disa kursime të veta me e zbut jetën e tyre”, tha në fund Tahiri.