Disa bëhen një vatër e vërtetë e baktereve
Shumë njerëz priren të përdorin të njëjtin preparat për dekada, edhe pse nuk është destinuar për këtë. Shumica vazhdojnë ta përdorin, megjithëse performancat e tij nuk janë siç kanë qenë më parë.
Kur bëhet fjalë për disa artikuj, afati i tyre i ruajtjes është shumë më i shkurtër, por njerëzit përpiqen t’i përdorin sa më gjatë, pa menduar se si ata artikuj janë bërë një vatër e baktereve të rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Filtrat e ujit
Shumica e njerëzve i vënë re filtrat vetëm kur janë të konsumuar, por e vërteta është se në atë fazë ata prej kohësh kanë pushuar funksionin e tyre dhe janë kthyer në një vatër bakteresh. Rekomandohet zëvendësimi i tyre çdo 6 muaj.
Hekuri
Në të kaluarën, hekurat bëheshin ndryshe dhe mund të përdoreshin për më shumë se dhjetë vjet. Mbani në mend se sot është mjaft e vështirë të gjesh një hekur kaq të qëndrueshëm. Për më tepër, disa pajisje mund të zgjasin vetëm një vit, pas të cilit vit rreziku për të prishur rrobat tuaja rritet, sepse ose nxehen shumë ose jomjaftueshëm.
Leckat
Pavarësisht nëse i lani leckat, sidomos ato për pastrimin e dyshemeve, ato bëhen vatër e baktereve dhe, duke i përdorur, jo vetëm që nuk e pastroni dyshemenë, por e ndotni edhe më shumë. Ju mund t’i përdorni të gjitha leckat për një maksimum prej dy muajsh në mënyrë të sigurt. Kini parasysh se pastrimi i leckave në ujë të valuar është i dobishëm, por disa materiale nuk e tolerojnë ujin e valuar.
Këllëfi i jastëkut
Jastëkët mund të përmbajnë merimangat, ndaj duhet t’i përdorni për një javë dhe rekomandohet t’i hidhni pas dy vitesh, ose t’i ndryshoni qëllimin.
Discussion about this post