Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu i ka reaguar presidentes Osmani në lidhje me deklaratat e sotme të saj për raportin e Dick Martyt për UÇK-në si dhe për Specialen.
Abdullahu ka komentuar akuzat e Osmanit ndaj ish-presidentit Thaçi për “insistimin” e formimit të Speciales.
Ai ka thënë se Osmanit nuk po i largohet armiqësia ndaj Thaçit as tash në një kohë kur ai është në burg.
“E kam thënë vite më parë se Ju Presidente, keni qenë një mini Vetëvendosje. E ridëshmuat edhe sot në konferencën për shtyp se keni mbetur e tillë. A nuk patët asgjë më të rëndësishme sot për çka të flisni por për Gjykatën Speciale. Gjetët kohë mu sot në Konferencën mikpritëse të Kryetarit të Shqipërisë z. Meta ta akuzoni ish Presidentin Thaçi. Pse? Pse nuk ju largohet kjo armiqësi së paku tani kur ai dhe të tjerët me te, janë në burg. Pse dëshironi dhe si duket gjeni kënaqësi politike t’i akuzoni edhe më shumë e t’i rëndoni edhe më tepër atje ku janë”, ka thënë Osmani.
Madje Abdullahu shkon edhe më tej kur komenton deklaratat e presidentes duke thënë se nëse lavdëron UÇK-në, është njëjtë si të kesh sharë presidenten.
Postimi i plotë i Abdullahut:
Me lavdu UÇK-në si me sha Presidenten!
Çështja në Gjykatën Speciale nuk ka të bëj me të drejtat e njeriut. Para së gjithash, ka të bëjë me të drejtën e një kombi për të luftuar, për të qenë i lirë. Apo më saktë, për t’i mbrojtur vlerat e një lufte që ju Presidente nuk po doni as që dini t’i mbroni.
E kam thënë vite më parë se Ju Presidente, keni qenë një mini Vetëvendosje. E ridëshmuat edhe sot në konferencën për shtyp se keni mbetur e tillë. A nuk patët asgjë më të rëndësishme sot për çka të flisni por për Gjykatën Speciale. Gjetët kohë mu sot në Konferencën mikpritëse të Kryetarit të Shqipërisë z. Meta ta akuzoni ish Presidentin Thaçi. Pse? Pse nuk ju largohet kjo armiqësi së paku tani kur ai dhe të tjerët me te, janë në burg. Pse dëshironi dhe si duket gjeni kënaqësi politike t’i akuzoni edhe më shumë e t’i rëndoni edhe më tepër atje ku janë.
Ju dhe të tjerët si Ju, duhet ta kuptoni se Gjykata Speciale është votuar që të mbrohet UÇK-ja nga një Evropë antievropiane që po forcohet e pjesë e të cilës si duket ju po dëshironi të bëheni. Përndryshe, pse nuk na treguat në këtë Konferencë edhe diçka tjetër. A ka qenë tek ju ambasadori Martin Berishaj? A ju ka deponuar me shkrim arsyetimin për çka keni premtuar se çfarë ka ndodhur me aferën që bëri bujë më shumë gjetiu se në Kosovë, sepse ju po e mbroni!!!
Edhe diçka zonja Osmani. Kuptone se çështja në Gjykatën Speciale nuk ka të bëj me të drejtat e njeriut, jo me të drejtën e njerëzve Thaçit, Veselit, etj. por, larg më shumë se kaq. Ka të bëjë me të drejtën e një kombi për të luftuar, për të qenë të lirë. Apo më saktë, për të mbrojtur vlerat e një lufte që ju nuk po doni ta mbroni. A po i ngatërroni këto gjëra ju qëllimshëm. Disi e keni pru punën – me lavdu dikush afër jush apo si ju, luftën e UÇK-së ju po e merrni si me ju sha juve. Pse Presidente?!!!.