Deputeti Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka thënë se nuk do të lejojnë shkelje me mosdekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit nga ana e presidentes, Vjosa Osmani.
Me këtë rast, Veliu ka adresuar kritika ndaj të parës së vendit, për mënyrën sesi po e trajton këtë rast.
Ai për Ekonomia Online ka thënë se do ta bëjnë të pamundurën që të mos lejojnë shkelje të tilla.
“Këto janë veprime që janë në kundërshtim me normat dhe rregullat e Kushtetutës. Të shohim si do të veprojë më tutje. Unë besoj se nëse ndodh diçka në shkelje ne si LDK sigurisht se do të bëjmë përpjekje që këto shkelje të mos i lejojmë”, tha Veliu.