Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha se Uashingtoni respekton vendimin e qeverisë serbe për neutralitetin ushtarak.
Sipas tij, duke shikuar përpara, Serbia, e cila ka zgjedhur rrugën e saj drejt integrimit evropian, duhet të marrë vendime të rëndësishme, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Duke kujtuar se presidenti Aleksandar Vuçiq dhe liderët serbë thanë se Serbia nuk është politikisht neutrale dhe se ka zgjedhur rrugën e saj drejt integrimit evropian, Hill tha për revistën “Kord” se qeveria e tij është e gatshme të jetë partnere e Serbisë në arritjen e këtij qëllimi strategjik dhe për të sjellë vendime të rëndësishme.