Beteja për qytetin Severodonetsk mes forcave ruse dhe atyre ukrainase ka vazhduar edhe të enjten, teksa kryetari i qytetit lindor ka thënë se forcat ruse “po shkatërrojnë gjithçka që mund të përdoret për mbrojtje”.
10 mijë qytetarë janë të bllokuar në qytet, raporton Al-Jazeera, transmeton Express.
Qyteti e ka një rëndësi strategjike, saqë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se rezultati në këtë qytet e përcakton fatin e Lindjes së Ukrainës.
Aktualisht Rusia e kontrollon 20 për qind të territorit ukrainas.