Kryetari Shaqir Totaj, priti në takim Ray Nayler, Enis Rexhepi dhe Harrison Schreiber nga zyra për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Kosovë, pastaj, drejtorin gjeneral të rrjetit të “Bonevet” në Kosovë, Lekë Zherka si dhe Besart Osmanin nga Këndi Amerikan në Prizren.
Në takim u fol për bashkëpunimin ndërmjet Ambasadës Amerikane dhe Komunës së Prizrenit, rreth mundësisë për krijimin e Qendrës Bonevet dhe Këndit Amerikan në Prizren.
Postimi i tij i plotë:
Kisha kënaqësinë t’i takojë Ray Nayler, Enis Rexhepi dhe Harrison Schreiber nga zyra për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Kosovë, pastaj, drejtorin gjeneral të rrjetit të “Bonevet” në Kosovë, Lekë Zherka si dhe Besart Osmanin nga Këndi Amerikan në Prizren.
Takimi kishte karakter bashkëpunues ndërmjet Ambasadës Amerikane dhe Komunës së Prizrenit, rreth mundësisë për krijimin e Qendrës Bonevet dhe Këndit Amerikan në Prizren.
Me këtë rast, të rinjve të Prizrenit do t’u krijohen mundësi për zhvillim të aktiviteteve të ndryshme, por, edhe për zhvillim profesional.