Ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, thotë se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga premtimet e pafundme sa i përket heqjes së vizave.
Simmons ka replikuar në Twitter në cicërimën e raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ku ajo kërkoi nga BE-ja që t’i liberalizojë vizat për kosovarët.
“Populli i Kosovës është i lodhur nga premtimet e pafundme. Vetëm veprimi do ta rikthejë kredibilitetin. Fjalët janë të pamjaftueshme më”, ka shkruar Simmons.
Ndryshe Bashkimi Evropian dje ka hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo është parë si momentum që BE-ja të marrë vendim edhe për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës./
The people of Kosovo are tired of the endless promises. Only action will restore credibility. Words are no longer enough. https://t.co/1RMeSLwREM
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) July 18, 2022