Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është duke qëndruar në Berlin.
Me këtë rast ai ka njoftuar se ka takuar John Kerry-n, të dërguarin e posaçëm presidencial të Amerikës për ndryshme klimatike.
Ministri Aliu theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri e aleati ynë më i rëndësishëm.
Postimi i tij i plotë:
Në hapjen e ditës së dytë të dialogut të klimës në Berlin, pata nderin e veçantë që të takoj z. John Kerry, të dërguarin e posaçëm presidencial të ShBA-ve për klimën, të cilit i shpreha mirënjohjen time dhe të shtetit e popullit tonë për ndihmën, përkrahjen dhe kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetndërtimin e Republikës sonë.
ShBA-të mbeten partneri e aleati ynë më i rëndësishëm drejt rritjes tonë ekonomike, çështjeve mjedisore dhe ndryshimeve klimatike, dekarbonizimit të sektorit të energjisë si dhe avancimit të mëtutjeshëm të së mirës së përgjithshme dhe vlerave demokratike.
🇺🇸🇽🇰