Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka shprehur besimin se për çështjen e veteranëve të Luftës së UÇK-së, të arrihet një dakordim për një ligj të ri që do të siguronte një listë të pastruar.
Murati i bëri këto komente në një konferencë për media, ku edhe dha detaje për programin “Qeveria për familjet”, masë kjo që parasheh të punësojë një person për çdo familje.
“Sa i përket çështjes së veteranëve kemi pasur një takim dhe Zyra e Kryeministrit ka marrë përsipër që të përcjellë një propozim se si do të duhej të zgjidhej çështja më tutje, pra për çështjen e veteranëve, mirëpo ligji për pagën minimale është çështje tjetër siç e kemi diskutuar tashmë dhe sa i përket kësaj po besoj kemi pasur edhe një reagim apo deklarim publik edhe nga përfaqësues të shoqatave të veteranëve, dhe po besoj që mund të arrijmë një dakordim si të ecim tutje përpara me një ligj të ri që do të siguronte një listë të pastruar dhe pastaj dhe të mund të bisedonim edhe për mënyrën sesi të trajtohet dinjitetshëm kjo kategori e shoqërisë sonë”, ka thënë Murati.