Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, e ka vazhduar propagandën duke e mohuar masakrën e 15 janarit 1999 në Reçak, ku forcat serbe kishin kryer një prej masakrave më mizore.
Mohimin e masakrës së Reçakut që kishte tronditur botën, kryediplomati rus e ka bërë duke pretenduar se “Ukraina po bën inskenime”.
“Regjimi ukrainas, duke humbur në fushën e betejës, po inskenon krime për të demonizuar Rusinë në sytë e komunitetit ndërkombëtar”, ka shkruar kryediplomati i shtetit që po e synon pushtimin e Ukrainës.
Sipas tij, Ukraina “po manipulon” me ndihmën e perëndimit e këtu e lidh Reçakun, duke thënë se “pas asaj masakre ndodhi reagimi ndërkombëtar ndaj ish-jugosllavisë”, raporton Novosti.
Nuk është hera e parë që njeriu i afërt i presidentit rus Vladimir Putin e mohon masakrën, ku u vranë 45 shqiptarë civilë.