Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se PDK nga sot deri më 22 korrik ka hapur dyert për mërgatën.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se në këtë periudhë, prej orës 09:00 deri në ora 17:00, bashkatdhetarët do t’i presë së bashku me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
“Të dashur bashkatdhetarë, Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qendrore të PDK-së”, shkruan kryetari i PDK-së.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
Partia Demokratike e Kosovës e ka caktuar Javën e Mërgatës me dyer të hapura për pritjen Tuaj, kush dëshiron t’i vizitojë ambientet e Selisë Qëndrore të PDK-së.
Nga sot e deri më 22 Korrik, në zyrat e PDK-së, prej orës 09:00 deri në ora 17:00 ju presim së bashku me deputetët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë.
Ju mirëpresim! 🙏