E-Kosova nga sot me këto shërbime të reja
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, marrin pjesë në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova.
Siç njofton zyra e kryeministrit, transmeton Gazeta Express, shërbimet e reja përfshijnë certifikatën e lindjes, ekstraktin e lindjes, certifikatën e martesës dhe certifikatën e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.
Lansimi i shërbimeve do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, salla P-38, në orën 12:00.