Kryeministri Albin Kurti ndoqi finalen e meshkujve të Kupës Botërore të Hendbollit Universitar, në të cilën djelmoshat e Kosovës u shpallën kampion.
Ndeshja finale u luajt ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut.
“Kënaqësi e veçantë atëherë kur kupën botërore e fiton në shtëpinë tënde. Shumë urime të gjithë sportistëve dhe studentëve të Kosovës!” ka shkruar Kurti.
Postimi i tij i plotë:
Një fundjavë me shumë aktivitete sportive ndërkombëtare me nikoqire Republikën e Kosovës.
Sonte ndoqa finalen e meshkujve të Kupës Botërore të Hendbollit Universitar, në të cilën djelmoshat e Kosovës u shpallën kampion. Ndeshja finale u luajt ndërmjet Kosovës dhe Koresë së Jugut. Fituam 33:30! Kënaqësi e veçantë atëherë kur kupën botërore e fiton në shtëpinë tënde. Shumë urime të gjithë sportistëve dhe studentëve të Kosovës!
Pas palestrës 1 tetori në Prishtinë, u ktheva në sheshin “Zahir Pajaziti” në atmosferën fantastike të cilën e ka sjell në kryeqytet aktiviteti ndërkombëtar 3×3 Challenger Prishtina. Në një ndeshje tejet të barabartë, në vazhdime ekipi i Antwerp-it të Belgjikës e mundi 18:17 atë të Friburg-ut të Zvicrës.
Të dyja këto aktivitete janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Turizmi sportiv është politikë e veçantë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përmes së cilës po e vendosim Kosovën në hartën e shteteve që organizojnë ngjarje ndërkombëtare, gjersa iu ofrojmë të rinjëve tonë mundësinë që të ndjekin këto aktivitete nga afër.