Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Kaçanik ka arrestuar një person për “Dhunë në familje”, shkruan Express.
Sipas Policisë, 45-vjeçari me inicialet A.B, fillimisht e ka kanosur gruan e tij e më pas ka dëmtuar gjësende në shtëpi.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe është intervistiuar nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.