Pas më shumë se një muaji, Policia në Prizren ka arritur t’i kapë të dyshuarit që grabitën një market në rrugën “Besim Shala” në këtë qytet.
Në raportin 24 orësh, Policia ka njoftuar se ka arrestuar katër persona.
Si prova materiale janë sekuestruar një pistoletë, një pallto dhe një palë atlete.
Raporti i plotë:
Rr. Besim Shala, Prizren, 12.06.2022 – 21:20. Në lidhje me rastin, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Si provë materiale janë sekuestruar, një pistoletë, një pallto (jakne) dhe një palë atlete. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.