Futbolli në Afrikë prodhon çudira nga më të ndryshmet. Liga e Katërt në futbollin e Afrikës së Jugut ka parë muajin e shkuar rezultate të paracaktuara, me Matiyasi FC dhe Shivulani Dangerous Tigers që luftuan për titullin kampion.
Në garën për titull, Tigers mundën Kotoko Happy Boys 33-1 në fundin e majit, ndërsa Matiyasi që kërkonte titullin u kundërpërgjigj 59-1 ndaj Mighyt Bird për të rregulluar bilancet në golavarazh. “Zogjtë” miq shënuan 41 autogola në këtë takim, çka veç rezultatit bëri që të niste një hetim për paracaktim rezultatesh.
Zyrtarët e klubet kanë marrë pezullime nga pesë deri në tetë sezone për rolet e tyre në trukimin e ndeshjeve më 22 maj, ndërsa zyrtarët përkatës të ndeshjeve (arbitra, delegatë) janë dënuar me dhjetë sezone.
Sanksione të rënda priten pasi lojtarët e Kotoko Happys Boys thjesht u larguan nga fusha në humbjen e tyre 33-1, ndërsa nga hetimet doli se Nsami Mighty Birds kishte shënuar 41 autogola gjatë humbjes 59-1, pavarësisht se e përfunduan lojën me vetëm shtatë lojtarë.
Arbitrat në këto ndeshje nuk kishin punë tjetër, vetëm të regjistronin golat pas çdo akisoni.
Rezultatet e pakuptimta nuk janë asgjë e re në futbollin afrikan, me dy rivalë nigerianë të dënuar me 10 vjet përjashtim në 2013, pasi regjistruan fitore 79-0 dhe 67-0.
Megjithatë, asgjë nuk e kalon fitoren 149-0 të arritur nga AS Adema i Madagaskarit pasi rivalët e tyre SO l’Emyrne shënuan vazhdimisht në portën e tyre pas një mosmarrëveshje midis trajnerit të tyre dhe gjyqtarit të ndeshjes.