Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo thuhet se ka refuzuar një ofertë nga një ekip anonim i Arabisë Saudite.
Një raport në shtypin portugez gjatë të enjtes befasoi të gjithë duke raportuar për një ofertë të re për Ronaldon.
Sulmuesit portugez thuhej si i janë ofruar deri në 105 milionë funte (125 milionë euro) në vit për një kontratë dyvjeçare nga një klub i paidentifikuar arab.
Megjithatë, mediumi Record në Portugali tani deklaron se Ronaldo e ka refuzuar këtë ofertë nga Lindja e Mesme.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka treguar dëshirën e tij për t’u larguar nga Old Trafford, por ai dëshiron të mbetet në një ligë elitare evropiane.
37-vjeçari beson se ai është ende mjaft i mirë për të udhëhequr sulmin për një ekip që sfidon titujt e ligës dhe Ligën e Kampionëve.
Nga ana e tyre, Unitedi kanë treguar se nuk janë të gatshëm të ndahen me Ronaldon këtë sezon, pa i skaduar kontrata. /Telegrafi/