Muriqi po ushtron i vetëm, rihapen dy pista për të
Vedat Muriqi po ushtron i vetëm në qendrën stërvitore të Lazios, Formello.
Sulmuesi kosovar nuk do t’i bashkohet ekipit të Lazios në stërvitje pasi është në pritje ta kuptojë të ardhmen e tij
Muriqi po ushtron i vetëm, rihapen dy pista për të
Vedat Muriqi po ushtron i vetëm në qendrën stërvitore të Lazios, Formello.
Sulmuesi kosovar nuk do t’i bashkohet ekipit të Lazios në stërvitje pasi është në pritje ta kuptojë të ardhmen e tij.
“Dritë e Kuqe” për Granit Xhakën, futbollisti kosovar do të përballet me g…
Pista Club Brugge për sulmuesin kosovar është ftohur pasi ai nuk i kaloi vizitat mjekësore, shkruan mediumi italian “Corriere Dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Më pas, klubi belg e ndërroi “trakën” duke e kërkuar huazimin e lojtarit ose blerjen e kartonit të tij më lirë, ide këto që u hodhën poshtë nga Lazio, e cila kishte marrëveshje me këtë klub për 10,5 milionë euro.
Tash, presidenti i Lazios, Claudio Lotito po pret oferta për Muriqin, ndërsa e ka ndërmend të ankohet edhe në FIFA ndaj Club Brugge.
Sidoqoftë, për prizrenasin mund të hapen pistat turke, aty ku e pëlqejnë Galatasaray dhe ish-klubi i tij, Fenerbahçe.
Mallorca, nga ana e saj, i ofron maksimumi 7-8 milionë për 28 vjeçarin, i cili e pati një gjysmë sezoni pozitiv në La Liga duke i realizuar 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje.
Kjo ofertë konsiderohet e pamjaftueshme për Lazion.
Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Muriqi nuk do të qëndrojë më tek “Biancocelesti