Sipas një raporti të “Balkan Baramoter” që publikohet nga Regional Cooperation Council për vitin 2022 rezulton që 75 për qind e qytetareve të Kosovës mendojnë se është rritur dallimi në mes të pasurve dhe të varfërve, 13 për qind mendojnë se jo dhe 12 për qind s’janë përgjigjur.
Megjithatë, krahasuar me vendet e rajonit, Kosova e ka përqindjen më të ulët të perceptimit për diferencën mes të pasurve dhe të varfërve
Në Shqipëri 88 për qind mendojnë se është rritur hendeku mes këtyre dy shtresave shoqërore.
84 për qind në Maqedoninë e Veriut, 83 në Bosnje dhe Hercegovinë. 82 për qind në Serbi dhe 78 për qind në Malin e Zi.