Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kritikoi rritjen e të hyrave buxhetore si dhe kredinë me bankën botërore, raporton Ekonomia Online.
Murati tha se të hyrat janë rritur por edhe shpenzimet, ndërsa deficiti është zvogëluar. Tutje, ai adresoi edhe çështjen e kredisë në bankën botërore, duke thënë se nuk e kupton kritikën e Hotit, kur kërkesa është bërë në kohën sa ishte ai ministër i financave.“Sa i përket buxhetit, të hyrat janë rritur por edhe shpenzimet. Deficiti është zvogëluar.
Kosova funksionon me deficit buxhetor.
Për një kohë, 9 vite me u financua nga një treg që financohet nga depozita.
Prandaj edhe kreditë në bankën botërore, kjo kërkesë është bërë në vitin 2016 kur ka qenë kryeministër Avdullah Hoti.
Kemi arritur ta nënshkruajmë këtë kredi dhe është në dispozicion. Nuk e shoh të arsyeshme këtë kritikë sepse atëherë është ngritur pikërisht nga Avdullah Hoti.
Nuk e di nëse keni diçka personale me bankën botërore. Ky kundërshtim ndaj projekteve me bankën botërore nuk ka logjikë. Kërkesa ka qenë 40 milion euro sa keni qenë ministër i financave” , tha ai