Dogana e Kosovës ka gjetur mallra të kontrabanduara me origjinë nga Serbia duke u transportuar me një automjet në Mitrovicë.
Bëhet fjalë për 675 litra vaj ushqimor, të cilat kanë qenë të ngarkuara në një automjet të dyshimtë që është identifikuar gjatë lëvizjes nga njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.
Dogana ka bërë të ditur se pas ndalimit në automjetin e dyshimtë janë gjetur 675 litra vaj ushqimor me origjinë nga Serbia të cilat janë konfiskuar së bashku me automjetin e dyshimtë.
Ndaj rastit ka filluar procedura kundërvajtëse.
Njoftimi i plotë nga Dogana:
Në regjionin e Mitrovicës, njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe me rastin e ndalimit janë gjetur mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht 675 litra vaj ushqimor. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.