Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot kryetaren e Këshillit të Integrimit në Gelsenkirchen të Gjermanisë, Teuta Abazi, e cila po punon në krijimin e një imazhi sa më të mirë të shqiptarëve në Gjermani, duke e prezantuar me dinjitet kulturën tonë të pasur kombëtare.
Në këtë takim mes të tjerash iu dha edukimit, me ç’rast nxënësit e të dyja vendeve mund të shkëmbejnë përvoja në të ardhmen përmes vizitave dhe studimeve në qytetet përkatëse.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot kryetaren e Këshillit të Integrimit në Gelsenkirchen të Gjermanisë, Teuta Abazi, e cila po punon në krijimin e një imazhi sa më të mirë të shqiptarëve në Gjermani, duke e prezantuar me dinjitet kulturën tonë të pasur kombëtare.
Gjatë këtij takimi u diskutuan të gjitha mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimeve mes dy qyteteve, me theks të veçantë në fushën e edukimit, me ç’rast nxënësit e të dyja vendeve mund të shkëmbejnë përvoja në të ardhmen përmes vizitave dhe studimeve në qytetet përkatëse.
Kryetari Shaqir Totaj, falënderoi znj. Abazi për vizitën dhe të dy u zotuan se bashkëpunimet do të çojnë në binjakëzimin e Prizrenit me Gelsenkirchen në të ardhmen.