Deputeti i Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli ka bërë të ditur se duke parë gjendjen epidemiologjike, Kosova nuk ka nevojë që të mbyllet.
Ai apelon te qytetarët që të respektojnë masat dhe të vaksinohen me dozën e katërt sepse rreziku më i madh është te moshat e shtyra.
Ndër masat kryesore që është e obligueshme është bartja maskave.
“Për momentin gjendja epidemiologjike që është në Kosovë nuk ka nevojë për mbyllje. Mund të ketë nevojë për masa specifike të vogla por jo për mbyllje. Apeli ynë është që sa më shumë të respektohen masat. Por mbi të gjitha ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen sepse rreziku më i madh është për moshat më të vjetra të cilët nuk janë vaksinuar. Unë bëjë apel që të vaksinohen për dozën e tretën dhe të katërtën. Një prej masave është edhe bartja e maskave që mund të paraqitet si masë dhe është ndër masat e duhura që mund të aplikohet. Mbylljet e ekonomisë nuk janë opsion më. Fillimi i ballafaqimit me këtë pandemi ka qenë më i vështirë. Tani janë krijuar kapacitetet për menaxhimin dhe përballimin me pandeminë. Pacientët me Covid, shumica prej tyre kanë nevojë për oksigjen dhe kapacitet me oksigjen janë të mira. Kapacitet me barna po ashtu ka pasur përmisim edhe rritje të buxhetit”, tha Avdyli për EO.