Policët nga stacioni policor në Kaçanik, sot rreth orës 10:00, në fshatin Kaçanik i Vjetër, kanë ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore dhe gjatë kontrollimit të automjetit dhe verifikimit të personave, kanë ndalur një person me inicialet A.M (M/K) i moshës 28 vjeçar, i cili ishte në kërkim.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Ferizaj, me dënim burgimi prej dhjetë (10) ditëve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Policia Rajonale e Ferizajt , do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.