Një vajzë e mitur është rrëmbyer të shtunën.
Rasti e ka paraqitur ajo në polici, pasi ka arritur të ikë nga vetura.
Ka rrëfyer se teksa ishte duke u kthyer në shtëpi ishte rrëmbyer nga tre persona të panjohur.
E kanë futur në një veturë të zezë, ka treguar viktima.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor për shkak se ishte shqetësuar, raporton Policia në raportin 24 orësh.
“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në raport.