Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot ka thënë se shpreson që brenda 400 dite të përfundojë ndërtimi i xhamisë së madhe.
Tërnava këto komente i bëri në takimin me shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Micheel Davenport, i cili ishte në BIK për të uruar festën e Kurban Bajramit.
“Kanë filluar punët me seriozitetin më të madh. Ka qenë një vonesë ndoshta edhe e panevojshme… Besoj që për 400 ditë do ta kemi ndërtimin e vrazhdë, skeletin e ndërtesës”, tha ai, pas pyetjes së shefit të OSBE-së se ku qëndrojnë punët në ndërtimin e xhamisë në Prishtinë, raporton Telegrafi.
Ndryshe, Bashkësia Islame e Kosovës më 14 qershor ka dhënë detaje rreth projektit për ndërtimin e kompleksit “Xhamia Qendrore” në lagjen Dardania në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, BIK njofton se hartimin e dokumentacionit ndërtimore për projektin kryesor të Xhamisë Qendrore në Prishtinë me “2B+2s+P+2G e ka bërë kompania projektuese ‘Kavisyapi’ nga Turqia me konsulent të kompanisë projektuese ‘InTECH’ nga Prishtina”.