Një grua në Gjakovë është arrestuar nën dyshimin për vjedhje.
Ajo dyshohet se para disa ditës, në barnatore kishte vjedhur një kuti xhami, shkruan lajmi.net.
Në këtë kuti, sipas ankuesit kishte para që grumbulloheshin për personat në nevojë.
E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.