Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e karburanteve për ditën e sotme.
Çmimi i benzinës ka rënë për një cent në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa ai i naftës ka mbetur i njëjtë.
Sipas njoftimit, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jetë si në vijim:
Produkti Dizel: 1.78 euro për litër,
Produkti Benzinë: 1.73 euro për litër;
Produkti Gaz: 0.78 euro për litër.