Një delegacion i lartë Këshillit të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) do të zbarkojë në Kosovë të nesërmen dhe do të vizitojë misionin e KFOR-it dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të Aleancës ushtarake.
Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mircea Geoana, do të drejtojë takimet në terren. Geoana do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, shkruan lajmi.net.
Për takimet dhe agjendën ka njoftuar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lugescu, me anë të një komunikate të shpërndarë në llogarinë e saj në ‘Twitter’.
“Ambasadorët e Aleatëve dhe të Partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it do të takohen me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, gjeneral brigade Joachim Hoppe. Ata do të kenë edhe një shkëmbim me shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut. Ambasadorët do të kenë mundësinë të angazhohen me trupat e KFOR-it”, sqarohet ndër të tjera në komunikatë.
The North Atlantic Council, led by Deputy Secretary General @Mircea_Geoana, will visit the #NATO-led @NATO_KFOR mission in Kosovo on Thursday 7 July.
ℹ️ https://t.co/6OotvIx5jw pic.twitter.com/LoRxYuPIwb
— NATO Spokesperson Farah Dakhlallah (@NATOpress) July 6, 2022