Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Arrestimi i të dyshuarit është bërë nën dyshimin se më 4 korrik, i dyshuari duke e dërguar me taksi viktimën në destinacionin e kërkuar, ka ndaluar për të marrë një tjetër udhëtar, ku edhe është përdorur sprej “OC” ndaj viktimës, të cilit pastaj i është grabitur kuleta me dokumentacion dhe një shumë të parave, shkruan lajmi.net.