Paris Saint-Germain ka emëruar Christophe Galtier si trajnerin më të ri të skuadrës.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit parisien përmes uebfaqes, shkruan Demokracia.com.
Tekniku francez ka nënshkruar kontratë për dy sezone, deri më 30 qershor 2024.
“Christophe Galtier emërohet trajneri i ri i Paris Saint-Germain. Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Christophe Galtier si trajner kryesor i ekipit të tij profesional. Tekniku francez ka nënshkruar kontratë për dy sezone, deri më 30 qershor 2024”, thuhet në njoftimin e klubit francez.
Në moshën 55-vjeçare, ish-mbrojtësi tani është një nga trajnerët më të njohur dhe me përvojë në futbollin francez.
Pasi mbaroi karriera e tij si lojtar, Christophe Galtier filloi një karrierë të shkëlqyer si trajner, fillimisht si asistent më pas si trajner kryesor, nga Saint-Étienne (2009-2017) në Nice (2021-2022), nëpërmjet Lille. (2017-2021).
Christophe Galtier nommé nouvel entraîneur du @PSG_inside
Le technicien français s’est engagé sur un contrat de deux saisons, jusqu’au 30 juin 2024. ❤️💙https://t.co/Ochvsfo7IQ
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 5, 2022