Festivali “Sunny Hill” po vazhdon të publikoj emrat e artistëve që do të marrin pjesë në këtë spektakël.
Së fundi faqja zyrtare e këtij festivali ka bërë me dije që edhe një artiste tjetër e njohur shqiptare do performojë në “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net
Fjala është për këngëtaren shqiptare Dhurata Dora, që pritet të këndoj në mes emrave të njohur të artistëve shqiptarë e të huaj.
Ndryshe ky festival do mbahet nga data 4 deri me 7 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.