I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ka thënë se mbështesin dialogun Kosovë-Serbi.
Peach u shpreh i kënaqur që gjendet në një panel bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Greqi ku temë diskutimi është “Evropa juglindore: A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?.
Mes tjerash, Peach tha se rruga Euro-Atlanike është e duhura për Ballkanin Perëndimor dhe se nuk i japin Rusisë mundësinë të destabilizojë këtë rajon.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e mbështet atë, dhe ne mbështesim integritetin e rajonit . Vazhdojmë të mbështesim Bashkimin Evropian, dialogun e lehtësuar… vazhdojmë të mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd dhe jam i kënaqur që shoh kryeministrin Albin Kurti këtu, për të vazhduar të mbështesim miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari në udhëtimin e tyre. Udhëtimi Euro-Atlantik është rruga e duhur për këtë rajon dhe në tërësi Mbretëria e Bashkuar vazhdon ta mbështesë atë”.
“Ne duhet të vazhdojmë udhëtimin Euro-Atlantik duke punuar me miqtë tanë të Shteteve të Bashkuara dhe të vazhdojmë të mbështesim NATO-n si organ i sigurisë në Evropë. Qëndroni si shumica e zyrtarëve dhe përfaqësuesit e lartë, kjo mund të duket larg ngjarjeve globale, por ato në fakt janë të lidhura dhe ne shumica nuk i japim Rusisë mundësinë për të destabilizuar këtë rajon”, deklaroi Peach.