Dy persona kanë raportuar se pasi kanë hipur në një taksi, një person i panjohur në bashkëpunim me taksistin u kanë vjedhur 2.500 euro si dhe disa dokumente personale.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:35 në rrugën “Viciana”, në Vushtrri.
Tutje në raport, bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe se ende nuk raportohet për të arrestuar.
“Dy meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se pasi kanë hipur në një veturë (taksi) gjatë rrugës taksisti e ka ndaluar veturën për ta marrë edhe një udhëtar dhe i njëjti posa ka hyrë në veturë u ka hedhur sprej syve viktimave dhe nga njëri prej tyre ka marrë me forcë portofolin ku kishte 2.500 euro para dhe disa dokumente personale dhe më pastaj në bashkëpunim me taksistin janë larguar me shpejtësi me veturë në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/