Komunat të cilat nuk kanë noter, përkohësisht do t’i kenë ata – deri në finalizimin e projektligjit.
Këtë vendim e ka marrë Albulena Haxhiu, ministre drejtësisë me kërkesë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.
Vetë deputeti i VV-së e ka kumtuar këtë përmes një postimi në Facebook.
“Plotësim-ndryshimi i ligjit krijon mundësi që një Noter të dërgohet apo t’i ndryshohet selia përkohësisht nga ajo e përcaktuar në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohen shërbimet e nevojshme Noteriale dhe pa vakume kohore, duke siguruar Noterin një herë respektivisht dy herë në javë”, ka thënë ai.
Sipas tij “kjo është e mireseardhur në veçanti për bujqit, ngase nuk do të kenë më vështirësi dhe kosto shtesë për përgatitjen e dokumentacionit për aplikim të subvencioneve dhe granteve në bujqësi”.
Nëntë komuna në Kosovë nuk kanë noterë.