Ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lajmin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
“Po, është dërguar në mbajtje” – tha Preteni.
Ai shtoi se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimin ndaj ish-kryetarit të komunës së Skënderajt Nuredin Lushtaku, dhe dy personave të tjerë me inicialet F. L dhe A.L.
Preteni tha se seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lushtakut dhe dy të tjerëve është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore dhe pritet të vendoset se çka do të ndodh tutje.
Ish-nënkryetari i Skenderajt kishte qenë në arrati derisa sot është dorëzuar në polici.
Lushtaku dhe familjarët e tij dyshohen se kanë plagosur dy zyrtarë policor të shtunën mbrëma në Skenderaj, si rezultat i shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.