Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shkuar për vizitë te ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Hagë,
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Në postimin e tij thuhet se ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Veseli dhe të tjerët që janë në Hagë janë heronj të gjallë të UÇK-së.
Qëllimi i vizitës së tij në postimin e Nurës përshkruhet si mbështetje ndaj tyre për moralin e lartë.
Ky është njoftimi i tij:
Nga vizita te ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët tjerë të luftës, si heronj të gjallë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, për të qenë afër dhe për të parë moralin e tyre të lartë me një shëndet të mirë, duke besuar shumë se e drejta është në anën e tyre dhe luftës sonë çlirimtare.