Taekwondisti ynë, Arbër Bajra, ka përfunduar garimin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Garuesi ynë nuk pati fat në short, pasi u përballë me dy herë nënkampionin e Evropës, boshnjakun, Nexhat Husiq, nga i cili pësoi humbje në kategorinë -80 kg.
Taekwondo në LM Oran 2022 u përfaqësua edhe nga Arbër Azemi dhe trajneri Nuhi Gashi.
Iu urojmë më shumë fat në garat e ardhshme ndërkombëtare.