Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që BE-ja do të merret me padrejtësinë e vizave për kosovarët.
Ajo është pyetur nga gazetarët edhe lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilin tha se po vazhdon.
“Kur vjen puna të dialogu me Serbinë, dialogu po vazhdon. Besoj që shumë shpejt, dhe kjo varet nga liderët e BE-së, që procesi do të bëhet edhe më dinamik. Gjatë gjithë këtij procesi, Kosova është treguar konstruktive dhe që dëshiron më shumë paqe e stabilitet në rajon dhe ne do ta vazhdojnë këtë qasje konstruktive. Është absolutisht e papranueshme për Kosovën që ta rihapë procesin e liberalizimit të vizave. Tani iu takon shteteve anëtare të BE-së, që të merren me këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës”, ka thënë Osmani në një konferencë me presidentin slloven, Borut Pahor.