Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, ka thënë se shteti i tij e mbështet Kosovën për liberalizim të vizave dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.
Në konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministrin Bislimi, Byrne ka thënë se shpreson që Kosova të ndihmohet nga këto dy shtete për liberalizim të vizave dhe anëtarësim në NATO.
“Besoj që është mirë të punojmë për çështjen që kanë të bëjnë me ne sesi mund t’i qasemi sfidave. Lufta në Ukrainë ka ndikim të madh në Evropë dhe për sigurinë në kontinentin. Qeveria ka bërë punë të mirë. Duhet të punojmë së bashku me fqinjët tanë. Irlanda mbështet liberalizimin e vizave. Ne kemi raporte të mira me Britaninë dhe kohë pas kohe kemi vështirësi. Kohëve të fundit janë disa vështirësi por të gjejmë mënyra për të ruajtur paqen edhe në Irlandë dhe sot ne udhëheqim disa institucione evropiane. Këshilli i Evropës është organizatë e rëndësishme për të drejtat e shteteve. Qeveria po kërkon anëtarësim dhe është sigurim për qytetarët që kjo qeveri është serioze për të drejtat e njeriut dhe do të punojmë të sigurojmë një rrugëtim të pranueshëm”, tha Byrne.