Të paktën një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me një turmë në një rrugë të Berlinit.
Zyrtarët e urgjencës thonë se është e paqartë nëse incidenti, ishte i qëllimshëm apo një aksident. Ndërkaq shoferi i mjetit është arrestuar në vendngjarje, raporton BBC.
Sipas raportimeve automjeti doli nga rruga dhe u ngjit në trotuar përpara se të përplasej me një dyqan.
Në vendin e ngjarjes është ndodhur edhe aktori i njohur John Barrowman i cili shkroi në Twitter se ishte afër kur ndodhi incidenti dhe në një video të postuar nga vendi i ngjarjes tha se makina ishte ngjitur në mënyrë të përsëritur në shtegun përpara se të përplasej në vitrinën e dyqanit.
“Prania e policisë është e pabesueshme. Ata po pastrojnë zonën”, tha aktori. “Ka helikopterë që vijnë tani për të transportuar njerëzit.”
Incidenti ndodhi në cepin e rrugëve të ngarkuara Rankestrasse dhe Tauentzienstrasse në Berlinin perëndimor.