Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion se, në magjistrale Ferizaj –Prishtinë, është një rast i dhunës në familje.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.M (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet XH.M ( F/K) i moshës 33 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Sulmi & Dhunë në familje’’.